Home > Art >

KREATIVITETI PIKTURAL BRENDA LABIRINTIT KREATIVITETI PIKTURAL BRENDA LABIRINTIT NJERI-HAPĖSIRĖ-KOHĖ

ARTISTI: SHEFQET AVDUSH EMINI

Posted Sep 16, 2016

Type content here...

KREATIVITETI PIKTURAL BRENDA LABIRINTIT

NJERI-HAPĖSIRĖ-KOHĖ 


 

Piktori Shefqet Emini (u linde nė Davidoc tė Kosovės), jeton dhe krijon ne Holandė. Nė disa qendra dhe galeri tė njohura tė kėtij shteti, madje edhe nė disa galeri muzeore ka hapur njė mori ekspozitash personale dhe kolektive dhe nė gusht tė kėtij viti ekspozon edhe nė njė galeri internacionale "Marciart" nė Hamburg tė Gjermanisė. Mund tė thuhet se ėshtė ndėr krijuesit shqiptarė qė aktualisht jeton nė Evropėn perėndimore, qė po e shquan personalitetin e tij kreativ nė fushėn e artit piktural.

 

 

Ky krijues i pasionuar duket se pėrvojėn profesionale krijuese tė marrė nė Akademinė e Arteve tė Prishtinės e ka dėshmuar, zgjeruar e plotėsuar edhe me pėrvojat aktuale tė artit modern tė kohės, me pėrdegėzimėt e gėrshetimet nga mė tė ndryshmet stilistike-estetike, tė cilat shkojnė nga njė shprehje ekspresive surrealiste drejt njė abstraksionizmi ekspresiv lirik, qė kohėt e fundit e kultivon me ndjeshmėri tė theksuar kreative.

Posaēėrisht, kėta tre vitet e fundit vazhdimisht mėton qė tė fokusojė botėn komplekse tė njeriut tė themi tė universalizuar, tė shikuar mė shumė si njė ikonė- simbol modern, qė nė thelb ka shumanshmėrinė, shumėkuptimėsinė...

 

 

 

Nė fazėn ekspresive surrealiste, qė kap punimet e vitit 2002 sėrish e gjejmė njeriun tė gėrshetuar nė mėnyre surreale me florėn, faunėn, pejsazhin, duke dashur tė thotė shprehimisht se drama dhe jeta e njeriut ėshtė prorė nė kėto koordinata, prorė nė gjakimin e tij tė lirisė simbol-realitet, por edhe tė lirisė shprehėse ekspresive... Njeriu ėshtė i mishėruar nė lule, nė zog, nė shtėpi, tė gjitha kėto simbole sa autoktone aq edhe universale...E gjejmė nė tablotė e Eminit edhe dramėn dhe terrorizimin e njeriut nga forcat shkatėrruese tė kohės... mė tepėr si pasojė e shkatėrrimit, qė nuk e jep shkaktarin, por vetėm pasojėn e shkakut, portrete njerėzish tė kredhur nė mendime e vuajtje si dhe zonja hijerėnda, po edhe paradoksin e diskriminimit nė hapėsirat multikulturore ( Zonja hijerėndė me kapelė, si reminishencė renoariane, pėrballė zezakes sė nėnēmuar... ) 

Ka ēaste edhe tė idealizimit tė sė bukurės... mishėrimit tė njeriut me lulen, identifikimi me natyrėn e bukur... Tė kap syri fytyra njerėzish dhe hijesh qė nė njė pikė e ke vėshtirė tė dallosh cili ėshtė trupi e cila hija...Shpesh, na dukėt sikur e ka pėr bazė fytyrėn mitike tė Janusit, nė tėrė kėtė lojė kreative hulumtuese tė karaktereve tė tij dhe sikur do tė kapė ato pėrkohshmėrinė e jetės njerėzore dhe si tė tilla i bėn tė pėrjetėsuara mbi njė filozofi tė relativitetit: trupa hije dhe hije trupa!... Kėtė dramė jete e zbėrthen me njė shprehje tė hollė eskpresive-surrealiste dhe tė materializuar me njė lirizėm, lehtėsi dhe pastėrti figurative, kompozicionale dhe koloristike, qė nė thelb e mbrunė kontrastivitetin koloristik si onticitet antinomik piktural dhe filozofik. Vallėzimi i njeriut me hijen ka nė thelb njė ironi groteske dhe tė bėhet se dėgjon dialogė mes trupash dhe hijesh... 

Nė pikturat, qė mbajnė vitin e krijimit 2003, shprehja figurative ekspresive abstrakte mė e theksuar tashmė shkon kah njė lirizėm abstrakt, qė e bėn edhe mė tė rafinuar shprehjen nė pikėpamje estetike. Prirja e Eminit pėr kontrastivitet tė harmonizuar bėhet mė e spikatur, mė subtile dhe pikėrisht pėr shkak tė njė balancimi kompozicional koloristik ajo me tėrėsinė e saj bashkėtingėllon me idenė e synuar, e cila provon tė na ofrojė vizualisht vetėm me thelbin ekspresiv inspirativ. Kjo ide shkreptinė dhe duhet bredhur nė hapėsirė pikturale si nė hapėsirėn qiellore pas shkreptimės sė vetėtimės, pėr tė formėsuar e konkretizuar formėn, qė nuk tė ofrohet e plotė apo ilustrative ... Hapėsirė e hulumtimeve krijuese sėrish ėshtė njeriu, njeriu Janus, njeriu nė vetmi, nė shoqėrorizim me tė tjerėt, nė unitet qė njėherėsh ėshtė edhe diskontinuitet...Nga njė vrojtim i vazhdimėsisė krijuese te Eminit mund tė thuhet se atė e pėrshkon njė ind i evoluimit ,qė tregon pėr rrugėtimin e formimit krijues dhe ky rrugėtim kėrkimor dhe kreativ me enigmėn, prorė dhuron enigmė poetike pikturale, qė vrojtuesin ta bėjė po ashtu kėrkimtar dhe hulumtues tė shtresave pikturale, duke mėtuar qė asgjė tė mos e ofrojė tė "pėrtypur", tė kodifikuar kuptimisht nė mėnyrė transparente, deklarative. Madje, prorė sipas kėtij koncepti krijues, autori tashmė me qėllim, pra, me njė tendencė estetike pėr tė treguar njė autonimitet tė artit piktural atė nuk do ta shoqėrojė me fjalė, pėrkatėsisht me emėrtim pikturė, apo titull, vetėm e vetėm qė komunikimin estetik piktural mos ta orientojė nė pikėpamje racionale tė shenjėzuar me fjalė, qė piktura e krijuar nė mėnyrė autonome, edhe tė kuptohet dhe pėrjetohet po ashtu nė mėnyrė autonome, vetėm me gjuhėn e saj pėrkatėse. Madje, insistimi, qė spontanitetin gati afektiv ekspresiv ta kapė dhe ta shprehė nė hapėsirėn pikturale sipas njė ritmi dhe ngacmimi tėrėsisht emocional, i shkon fazės mė tė re tė ekspresionizmit abstrakt lirik, i cili i cilėson veprat mė tė reja tė kėtij autori tė dhėnė plotėsisht pas pikturės. Pikėrisht pėr kėto vlera edhe piktura e tij po gjen pėrherė e mė shumė shtigje tė afirmimit nėpėr galeri prestigjioze tė Holandės, dhe tani edhe me prezantimin e tij mė tė ri, nė galerinė "Marziart", nė Hamburg tė Gjermanisė.

Arsim Kajtazi 
28-07-2005

 

Comment

Only the following HTML Tags are permitted: <em><i><strong><b><u>

Amazon.com

Aug 10, 2017

It’s a complete and interesting blog for me. I enjoyed reading your articles and I wish to read more of yours.

Basketball Game

Oct 19, 2016

Very nice post, i certainly love this website, keep on it